Shqipëria

Tirana Photo Festival rikthehet

Fotografia rikthehet në qendër të Tiranës nga 25 deri më 30 shtator, me edicionin e nëntë të Tirana Photo Festival.

Për gjashtë ditë, instalacioni Reja në Bulevardin Dëshmorët e Kombit shndërrohet në hapësirë ekspozimi dhe diskutimi rreth fotografisë bashkëkohore.

Festivali hapet më 25 shtator, nga ora 18:00 deri në 22:00, ndërsa programi i këtij viti shkon përtej ekspozimit tradicional të fotografive. Në të janë përfshirë ekspozita, forume dhe aktivitete të tjera të lidhura me fotografinë.

Një pjesë e tematikës së edicionit 2026 lidhet me mënyrën se si teknologjia po ndryshon raportin tonë me imazhin. Telefonat inteligjentë, rrjetet sociale dhe inteligjenca artificiale janë bërë pjesë e mënyrës se si fotografia krijohet, shpërndahet dhe konsumohet, duke hapur edhe diskutime të reja për vetë rolin e fotografit.

Tirana Photo Festival është zhvilluar ndër vite si një platformë ku prezantohen fotografë shqiptarë dhe të huaj, ndërsa edicioni i sivjetmë e rikthen festivalin në një prej hapësirave publike më të njohura të kryeqytetit.

Festivali vazhdon deri më 30 shtator.

‍